Abdixhiku i del në mbrojtje Ramës për krizën e mbeturinave, e quan ‘betejë politike’: Në Prishtinë, sabotazhi kriminal moti ka vdek
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka dal në mbrojtje kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramës i cili vjen nga partia e tij në lidhje me krizën e shkaktuar në kryeqytet me mbeturinat. Abdixhiku e ka quajtur këtë situatë si ‘betejë politike’, shkruan lajmi.net. “Këta që sot na bëjnë politikë mbeturinash, ka kohë që…

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka dal në mbrojtje kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramës i cili vjen nga partia e tij në lidhje me krizën e shkaktuar në kryeqytet me mbeturinat.
Abdixhiku e ka quajtur këtë situatë si ‘betejë politike’, shkruan lajmi.net.
“Këta që sot na bëjnë politikë mbeturinash, ka kohë që kanë marrë në kontrollë të plotë ndërmarrjen për pastrimin e tyre. Po, qytetarë, janë bërë bashkë dhe e mbajnë Ndërmarrjen Pastrimi jashta menaxhimit Komunal. Si të tillë e vendosin edhe në bojkot; bërllog plot, por ndërmarrja refuzon të punojë. E sa për të mos mjaftuar e gjithë kjo, mblidhen sërish në asamble, sërish bllok, për të ndaluar – besoni ose jo – angazhimin e dikujt tjetër për pastrim. Skenari gati. Telefonat gati. Fotografitë po. Qyteti me mbeturina plot, fushata vazhdon: Komuna s’po punon”, ka shkruar Abdixhiku.
Sipas tij, kështu nuk ndalet Përparim Rama dhe LDK-ja.
“Mund të provoni sabotazhin, por ju zgjatë veç pak ditë. Ne nuk ankohemi, ne gjejmë zgjidhje. Zgjidhja u bë. U bë menjëherë. Ka shumë mbështetës ky qytet, ka megjithatë punëtorë ky vend. Prishtina ecë. Kompani të tjera u angazhuan menjëherë; do të angazhohen dhe në vijim. Për një javë Prishtina do të pastrohet. Me të dhe logjika e sabotimit. Dhe Prishtina sheh. Ajo i njeh mirë këto praktika primitive të politikës së vjetër. Ato nuk shkojnë në Kryeqytet! Nuk shkojnë në Prishtinë. Këtu sabotazhi kriminal moti ka vdekë!”, ka shtuar Abdixhiku. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: