Abdixhiku dhe deputeti gjerman vizitojnë një nga shkollat me mësimin gjithëditor në Prishtinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me deputetin gjerman Peter Beyer kanë vizituar një nga shkollat që po zhvillon mësimin gjithëditor në Prishtinë. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se aty kanë parë nga afër transformimin e vërtetë nga një sistem edukimi me vështirësi, tek një sistem me standarde sikurse…

Lajme

03/10/2024 13:03

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me deputetin gjerman Peter Beyer kanë vizituar një nga shkollat që po zhvillon mësimin gjithëditor në Prishtinë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se aty kanë parë nga afër transformimin e vërtetë nga një sistem edukimi me vështirësi, tek një sistem me standarde sikurse në Gjermani.

“Fëmijë që ushqehen me shujta të ngrohta – të cilat ishin shumë të shijshme; kuzhina moderne, klasë me tabela digjitale, rafte për çantat e rënda, detyra të shtëpisë në shkollë, e aktivitete fizike për fëmijët që rrijnë tani 8 orë në shkollë! Mbi të gjitha një kolektiv arsimor që angazhohet me kaq përkushtim nën drejtimin e Liridonit. Këtë model do ta implementojmë në Kosovë! Kjo është oferta jonë! Fëmijë të lumtur! Familje të lumtura! Shtet me edukim të fortë!”, ka shkruar Abdixhiku. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: