Abdixhiku dhe ambasadori Hargreaves flasin për procesin zgjedhor
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Kryetari Abdixhiku dhe ambasadori britanik Hargreaves, diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike karshi këtyre zhvillimeve, me theks të veçantë rreth procesit zgjedhor të 9 shkurtit. Kryetari Abdixhiku…

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Kryetari Abdixhiku dhe ambasadori britanik Hargreaves, diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike karshi këtyre zhvillimeve, me theks të veçantë rreth procesit zgjedhor të 9 shkurtit.
Kryetari Abdixhiku para ambasadorit Jonathan Hargreaves, ritheksoi se pret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ta mbyllë sa më shpejt procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve gjithmonë mbi bazën e parimeve demokratike.
Në fund të këtij takimi, kryetari Abdixhiku i shprehu mirënjohjen ambasadorit britanik për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës, në proceset më të rëndësishme të saj.