Abbott: E rëndësishme që Kosova t’i ketë njerëzit e duhur në pozitat kyçe në institucione

Qeveria e Kosovës dhe Ambasada Britanike në Kosovë kanë nëshkruar sot një memorandum mirëkuptimi për vazhdimin e projektit të rekrutimeve në borde publike.

Lajme

02/07/2020 13:39

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se është e rënësishme që institucionet në Kosovë të kenë njerëzit e duhur në pozitat kyçe, shkruan lajmi.net.

Abbott po ashtu ka shtuar se të njëjtit njerëz duhet të jenë të përzgjedhur në mënyrë transparente dhe në baza meritore.

Postimi i plotë:

Është e rëndësishme që institucionet e Kosovës të kenë njerëzit e duhur në postet kyçe, të përzgjedhur në mënyrë transparente dhe në baza meritore. Prandaj, sot pata kënaqësinë të nënshkruaj një Memorandum Mirëkuptimi me Kryeministrin Avdullah Hoti, për vazhdimin e projektit tonë për rekrutimet. Siç thashë në ceremoninë e nënshkrimit, suksesi i këtij projekti do të jetë suksesi i Kosovës. Dështimi i proceseve të rekrutimit, dhe emërimet që nuk bazohen në merita, do të nënkuptonin dështim për Kosovën dhe institucionet e saj. /Lajmi.net/