Abbott: 45 civilët e vrarë në masakrën e Reçakut ende nuk kanë gjetur drejtësi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka folur në përkujtim të 23-vjetorit të masakrës së Reçakut në Kosovë.

Lajme

15/01/2022 14:19

Ai ka thënë se 45 civilët e pafajshëm që u vranë në këtë masakër ende nuk kanë gjetur drejtësi, transmeton lajmi.net.

“Sot në mëngjes iu bashkova përkujtimit për të nderuar dhe kujtuar viktimat e masakrës në Reçak. 23 vjet më parë, 45 civilë të pafajshëm u vranë në një dhe ende nuk kanë gjetur drejtësi. Ne nuk do të harrojmë kurrë”, ka shkruar Abbott.

Ndër masakrat më të rënda në Kosovë të kryera nga forcat serbe është masakra e 15 janarit në Reçak.

Më 15 janar 1999 kriminelët dhe paramilitarët serbë bënë një masakër makabre në popullatën civile, ku u vranë dhe masakruan 45 shqiptarë.

Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Serbia refuzon të ketë kryer masakër.