Abazi: Vetëm frikacakët nuk guxojnë të shkojnë në zgjedhje

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se Qeveria Kurti është më e përkrahura.

Lajme

31/05/2020 15:12

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se qytetarët duan ndryshimin e 6 tetorit, jo terrin e regjimit të 20 viteve.

Postimi i plotë:

Statistikat tregojnë të vërtetën(pikë)

Qeveria Kurti është më e përkrahura;

Kurti është kryeministri më i besuar;

Qytetarët duan ndryshimin e 6 tetorit, jo terrin e regjimit të 20 viteve;

Qytetarët e duan të ardhmën e tyre në shtetin e tyre të plotë dhe jo politikanët që shkencën e përdorin vetëm në përllogaritjen e parave që përfitojnë nga krimi ekonomik- ndërtimor, punësimet familjare dhe zaptimi i pronave publike. % nuk e dinë.

Nëse nuk ju besojnë statistikave, shkojmë në zgjedhje e shohim se si janë statistikat.

Vetëm frikacakët nuk guxojnë të shkojnë në zgjedhje. /Lajmi.net/