Abazi për veprimet e fundit të Qeverisë në veri: Fushatë elektorale me fatin e Kosovës nuk bëhet

Deputeti Haki Abazi po ashtu është njëri ndër figurat politike që ka komentuar veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri. E këto të fundit, ai madje i ka përkufizuar si fushatë elektorale. Sipas tij, Kurti po krijon një realitet të ri, atij të kalimit nga bashkë partneriteti dhe përkrahja e NATO-s për Kosovën…

Lajme

31/08/2024 22:08

Deputeti Haki Abazi po ashtu është njëri ndër figurat politike që ka komentuar veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri. E këto të fundit, ai madje i ka përkufizuar si fushatë elektorale.

Sipas tij, Kurti po krijon një realitet të ri, atij të kalimit nga bashkë partneriteti dhe përkrahja e NATO-s për Kosovën dhe popullin e saj, në një përplasje me NATO-n dhe interesat e botës demokratike.

“ Përplasja e Kosovës më NATO është agjendë e Serbisë dhe Rusisë!“, ka shtuar Abazi.

Ai ndër të tjera ka thënë se të gjithë shqiptarët janë për Kosovën në NATO dhe në BE, duke cilësuar se fushatë elektorale me fatin e Kosovës nuk bëhet.

“Kurti nuk ka mandat për të krijuar një situatë dhe raport të tillë. Të gjithë qytetarët Shqiptarë janë për Kosovën në NATO dhe në BE. Veprime të koordinuara dhe veprime me vlerë e argumentime në tavolinë me partnerët ndërkombëtar.  Fushatë elektorale me fatin e Kosovës nuk bëhet!”, shkroi Abazi në Facebook./Lajmi.net