Abazi: Nuk vihet në pikëpyetje partneriteti ynë me NATO-n

Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, ka thënë se Qeveria Kurti do të avancojë drejt realizimit të aspiratave integruese.

Lajme

26/02/2020 17:17

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se partneriteti i Kosovës me NATO-n, BE dhe SHBA, si dhe “rreshtimi ynë kombëtar i padiskutueshëm me perëndimin, kurrë nuk do të vihet në pikëpyetje”.

Postimi i plotë:

Partneriteti i Kosovës me NATO-n, BE dhe SHBA, si dhe rreshtimi ynë kombëtar i padiskutueshëm me perëndimin, kurrë nuk do të vihet në pikëpyetje- qeveria Kurti do të avancoj drejt realizimit të plotë te aspiratave integruese. Ne jemi të vendosur që Kosova të respektoj çdo detyrim e marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit dhe përkushtimit të partneritetit.

Por, çka po vihet në pikëpyetje seriozisht është lojaliteti i presidentit të vendit ndaj interesave kombëtare e shtetërore dhe ndaj kushtetutës mbi të cilën bazohet edhe vetë autoriteti i pozitës së tij.

Problemi pra nuk është i politikës së jashtme, por i politikës së brendshme bazuar në mendësinë e vjeter( para 6 tetorit 2019)-Refuzimi për koordinim dhe respektim të vullnetit qytetar.

Kur një qytetar i Kosovës shkel ligjin, ndaj tij merren masa. Çka ndodh kur presidenti shkel themelin e ligjeve, pra kushtetutën, dhe jo vetëm njëherë? Shteti, interesi qytetar dhe funksionaliteti bazuar në kushtetutë nuk mund të mbahet peng nga një njeri. /Lajmi.net/