Abazi: Kurti ka paranoja të skajshme
Vazhdon edhe më tutje të përflitet përjashtimi i sotëm i deputetit Haki Abazi nga Grupi Parlamentar i VV-së. Përderisa gjatë ditës nuk deshi ta pranojë, ligjvënësi që mandatin e kaluar ishte zëvendës-kryeministër, komentoi situatën brenda partisë në pushtet, përcjell lajmi.net. Në një paraqitje për Tëvë1, Abazi tregoi arsyet që sipas tij ndikuan në përjashtimin nga…
Lajme
Vazhdon edhe më tutje të përflitet përjashtimi i sotëm i deputetit Haki Abazi nga Grupi Parlamentar i VV-së.
Përderisa gjatë ditës nuk deshi ta pranojë, ligjvënësi që mandatin e kaluar ishte zëvendës-kryeministër, komentoi situatën brenda partisë në pushtet, përcjell lajmi.net.
Në një paraqitje për Tëvë1, Abazi tregoi arsyet që sipas tij ndikuan në përjashtimin nga Grupi Parlamentar.
“Kjo ka eskaluar kur unë nuk kam pranuar që të hesht e të bëhem spektator apo ngritës i dorës pa u diskutuar çështje të rëndësishme apo politikës së brendshme. Sidomos, eskalimi i targave më ka bërë në njëfarë forme target te zotëri Kurti dhe të tjerët”, tha ai ndër tjerash.
Po ashtu, ai pati kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti. Abazi shprehet se shefi i qeverisë ka paranoja të skajshme” ndaj kujtdo i cili nuk pajtohet me mendimet ose qëndrimet e tij përbrenda LVV-së.