Abazi: Jo gjendje e jashtëzakonshme, por zgjedhje të jashtëzakonshme

Ish-zëvendëskryeministri në Qeverinë 'Kurti', Haki Abazi, ka thënë se Kosovës nuk i duhet gjendje e jashtëzakonshme, por zgjedhje të jashtëzakonshme.

Lajme

12/07/2020 12:22

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, që nga rënia e Qeverisë Kurti, vazhdimisht janë duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Një kërkesë të tillë e ka përsëritur edhe sot, Haki Abazi, ndonëse vendi është pranë shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të numrit të madh të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19.

“Kosovës nuk i duhet gjendje e jashtëzakonshme por zgjedhje të jashtëzakonshme. Besimi i qytetarëve dhe padituria qëllimkeqe nuk kompensohen me gjendje të jashtëzakonshme. #Zgjedhje”, ka shkruar Abazi. /Lajmi.net/