Abazi inspirohet nga studimi i dyshimtë për rrëzimin e Kurtit – sulmon Kushtetuesen, mediat e avokatët

Ish-zv/kryeministri, Haki Abazi duket se ka marrë zemër nga raporti i hartuar nga Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, e që flet për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Lajme

05/12/2020 19:14

Ky raport, që është kontestuar në masë të madhe për pasaktësitë dhe tendencën e tij, siç duket i ka dhënë zemër Abazit që të hedhë akuza të ashpra ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se GJK duhet ta lexojë këtë studim.

Madje ka akuzuar media e avokatë, duke shtuar se paguhen në formë jo-ligjore, ani pse në publik janë ngrehur dyshime, e madje edhe akuza nga zyrtarë të lartë se OJQ të Haki Abazit kanë marrë fonde në formë të dyshimtë dhe kundërligjshme.

Më poshtë e keni statusin e Haki Abazit:

Edhe Parlamenti Evropian konfirmon atë që ishte e qartë që me gënjeshtra dhe lajme të rrjeshme është goditur demokracia dhe rezultati i zgjedhjeve të 6 Tetorit. Gënjeshtrat e kombinuara e të prodhuara mbrenda sistemit që ka kapur shtetin dhe ka krijuar sistem kelptokratik, të korruptuar dhe krimina, në bashkëveprim me mediat rozë dhe quazianalist qe dalin të janë avokat e që paguhen nga fondet e vjedhura e të përvetsuara në mënyrë joligjore kanë shembur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe kanë rrezikuar edhe integritetin dhe sovranitetin e vendit.

Gjykata kushtetuese duhet ta lexojë seriozisht raportin e Parlamentit Evropian nëse ende nuk është bindur me faktet e prezantuara se si është atakuar kushtetuta dhe vullneti i sovranit i garantuar me kushtetutë të Republikës. /Lajmi.net/