ABA Ligë i përgjigjet Sigal Prishtinës

Gjasat që Sigal Prishtina të bëhet pjesë e ABA Ligës janë shumë të vogla.

Sport

10/03/2017 21:40

Kështu ka deklaruar Kreshimir Novosell, drejtori i kësaj gare, i cili për medien malazeze ‘Vijesti.me’ ka thënë se në statutin themelues të ABA Ligë, ceken skuadrat e gashtë vendeve që mund të marrin pjesë, e aty nuk është Kosova.

“Nuk ka asnjë bazë dhe realitet që Sigal Prishtina për marrë pjesë në këtë garë. Nëse i shikoni pikat e marrëveshjes së themelimit të ABA Ligës të dërguara në FIBA, mund ta shihni se cilat ekipe të gjashtë vendeve mund të marrin pjesë në ABA Ligë. Sidoqoftë ne do t’i përgjigjemi Prishtinës, dhe do të deklarohemi para medieve”, ka thënë Novosell për ‘Vijesti.me’.

Në statutin themelues të ABA Ligë, thuhet se në këtë ligë mund të marrin pjesë skuadrat nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6