Aaron Paul dhe Lauren kthehen në Coachella

Aaron Paul dhe gruaja Lauren Parsekian duken të lumtur, teksa janë parë në Coachella, vendin ku ishin njoftuar për herë të parë. Edhe Leo DiCaprio ka qenë i pranishëm në festivalin e Coachella-s.

ShowBiz

13/04/2014 16:54

Festivali ‘Coachella’ si çdo vit edhe këtë herë ka mbledhur shumë të famshëm që po shijojnë momente të mira dhe shfaqen me plotë stil.

Ndër shumë të tjerë, janë edhe çifti shumë i dashur Lauren Parsekian dhe Aaron Paul ‘Jesse Pinkman nga Breaking Bad’, të cilët janë kthyer në Coachella përsëri këtë vit.

Ata janë takuar po në këtë festival në vitin 2011, për t’u fejuar më pas në Paris,  ndërsa janë martuar në tetor të vitit të kaluar.

Që nga ajo kohë, këta të dy janë ndër çiftet më të dashur në Hollywood , dhe këtë e kanë treguar edhe këtë vikend në festival, duke vallëzuar bashkë para një turme shumë të madhe njerëzish.

Të dytë me shumë stil dhe plot gjallëri dukeshin të lumtur si zakonisht duke u kënaqur në festivalin e famshëm. Lauren Parsekian, me veshjen e saj tregoi këmbët e saj të mrekullueshme, teksa kishte veshur një palë pantollona të gjëra të hapura në një anë. Ndërsa aktori ka ruajtur thjeshtësinë duke mbajtur një çantë dykrahëshe në krahë.

Ka pasur edhe çifte të tjera që janë paraqitur  në këtë festival, e ndër ta është aktori Leonardo DiCaprio i cili është parë me të dashurën modele Toni Garrn.

Kjo nuk është gjë e zakonshme, pasiqë Leo nuk parapëlqen festivale dhe mbledhje të tilla. Megjithëse në filmin e fundit luan rolin e një maniaku të festave, ai ka thënë se kurrë as nuk ka provuar të marrë drogë. Ndërsa festa të tilla janë shumë të zakonshme në Hollywood.