AAK sot zgjedhje të brendshme në dy komuna

Deçani dhe Klina janë dy komunat tjera ku Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë zgjedhjet e saj.

Lajme

07/06/2015 08:34

Në Deçan punimet e Kuvendit Zgjedhor do të zhvillohen në orën 11:00, në Pallatin Kulturës të këtij qyteti, ku pjesëmarrës do të jetë edhe kryetari i partisë Ramush Haradinaj.

Ndërsa punimet e Kuvendit Zgjedhor të degës së AAK-së në Klinë do të zhvillohen rreth orës 13:00, ku po ashtu do të marrë pjesë edhe kryetar i partisë Ramush Haradinaj.