AAK shton degë të tjera në Gjermani, Haradinaj: Diaspora është rreshtuar krah Aleancës si kurrë më parë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka nisu sot vizitën disa ditore në Gjermani ku pritet të takohet me bashkatdhetarë dhe të merrë pjesë në formimin e disa degëve dhe nëndegëve të partisë. Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facecook. “Me ftesë të…

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka nisu sot vizitën disa ditore në Gjermani ku pritet të takohet me bashkatdhetarë dhe të merrë pjesë në formimin e disa degëve dhe nëndegëve të partisë.
Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facecook.
“Me ftesë të degës së Aleancës në Gjermani dhe kryetarit Ukë Blaka, bashkë me deputetë të Aleancës po qëndroj në Gjermani. Në ditën e parë të vizitës, kam takuar kryesinë e degës së AAK-së në Baden-Wurttemberg, me të cilët biseduam për zhvillimet politike në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se Aleanca në Baden-Wurttemberg po rritet çdo ditë.
“Nga kryetari i kësaj dege, Pleurat Berisha dhe kolegët e tjerë, mësova se Dega e Aleancës në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë po rritet me ritme të shpejta duke u zgjeruar në disa nëndegë, si;
1. Heilbronn – Visar Gashi, kryetar,
2. Ludwigsburg – Hamëz Agaj, kryetar,
3. Pforzheim – Arsim Zeqiraj, kryetar,
4. Reutlingen – Hasan Hadërgjonaj, kryetar,
5. Bietigheim-Bissingen – Sedat Domnika, kryetar
6. Boblingen – Gresa Pozhegu, kryetare,
7. Felbach – Durolind Zeka, koordinator
8. Goppingen”, është shprehur Haradinaj.
Haradinaj është shprehur se Aleanca në Gjermani është adresë për bashkatdhetarët të cilët po i bashkohen çdo ditë asaj.
“Në kuadër të vizitës, do të takoj shumë bashkatdhetarë që me punën dhe mundin e tyre janë bërë tregime suksesi në veprimtari të ndryshme. Gjithashtu do të prezentoj në formimin e nëndegëve të reja dhe do të mirëpresim edhe anëtarë të rinj në rrugëtimin tonë politik. Aleanca në Gjermani është adresë për bashkatdhetarët, të cilët në baza ditore po i bashkohen vizionit për një Kosovë të zhvilluar e të lidhur ngushtë me diasporën”, ka përfunduar Haradinaj.