AAK s’do t’i ndal protestat deri në lirimin e Haradinajt

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk do t'i ndal protestat para ambasadës së Sllovenisë, deri në lirimin dhe arritjen në Kosovë të liderit të tre, Ramush Haradinaj.

Lajme

18/06/2015 12:05

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, gjatë një konference për media.

Ai tha se ndalimi i Haradinajt, ndodhi si pasojë se institucionet në vend nuk janë marrë me herët me këtë punë.

“Preukupim për momentin është që Haradinaj të lirohet dhe të vijë në Kosovës”. Ky flet arrest është lëshuar në vitin 2004, nga Serbia dhe Cerna Gora, shtet që nuk ekziston më”, tha ai, transmeton Gazeta Express.

“Nëse ky precedent vazhdon kësisoj Serbia mund ti ngri flet arrest kujt do. Kjo mund ti ndodh secilit qytetarë të Kosovës”, shtoj Adrian Gjini.

Ai bëri thirrje që qytetarët ti bashkohen protestës para ambasadës sllovene në Prishtinë, pasi sipas tij protesta do të vazhdojë deri në lirimin e Ramush Haradinajt