Anëtarja e Aleancës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kritikuar dy shtetet e BE-së për paqartësi në shkresën e tyre.
Ajo në Twitter ka shkruar se ato nuk janë të qarta dhe as të vendosura për parimet e dialogut, qëllimin e dialogut, e as që ka ndonjë pëkrahje të fuqishme që e garanton marrëveshjen finale.
Reagimi i plotë i Haradinaj-Stubllës:
Shkrimi i përbashkët franko-gjerman ndonëse i mirëseardhur, i mungon qartësia dhe vendosmëria e nevojshme, posaçësisht në:
parimin e dialogut për hedhjen poshtë të ndryshimit të kufijve,
qëllimin e dialogut për arritjen e njohjes reciproke si marrëveshje finale,
përkrahjes së fuqishme evropiane për të dyja palët, për garantimin e kësaj marrëveshjeje. /Lajmi.net/