AAK: Protesta dëshmi që sistemi i drejtësisë ka dështuar
Protesta e familjarëve të aktivistëve të vrarë të LDK-së, sipas AAK-së është dëshmi e dështimit të drejtësisë. AAK mbështet zbardhjen e këtyre vrasjeve.

Lajme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), protestën e familjarëve të aktivisteve të LDK-së, të vrarë gjatë dhe pas lutës e sheh si dëshmi që tregon se sistemi i drejtësisë ka dështuar.
Përmes një komunikate për media AAK, mbështet kërkesat e familjarëve për zbardhjen e këtyre rasteve.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerëson që protesta e sotme e familjarëve të personaliteteve të vrara, në rrethana ende te pasqaruara, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, është një tjetër dëshmi e dështimit të drejtësisë në Kosovë në krejt 15 vjetët e pasluftës”.
“AAK mbështetë kërkesat dhe angazhimin në zbardhjen e të gjitha këtyre rasteve dhe të të gjitha vrasjeve të tjera, ende të pazbardhura, që ndodhën në vend”, thuhet në komunikatë.