AAK prezanton kandidatin e saj për kryetar të Kamenicës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë publik kandidatin për kryetar të Komunës së Kamenicës.

Lajme
Deputeti i kësaj partie Gazmend Syla, në një postim të bërë të Facebook ka thënë se Faton Jakupi, është kandidati i AAK-së, për të parin e Kamenicës.
“Me kryetarin e ardhshëm të komunës së Dardanës, mikun tim Faton Jakupi.
Një djalë që premton shumë, vështirë t’i gjesh shoq në Anamoravë”, ka shkruan Syla.
Faton Jakupi aktualisht është edhe nënkryetar i kësaj komune e cila drejtohen nga Qëndron Kastrati.
Kujtojmë, që me reformë në arsim Qëndron Kastrati ka ngjallur pakënaqësi të shumta tek qytetarët e Kamenicës.