AAK: Po tallen me fatin e FAK-ut
Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe Sigurisë i AAK –së reagoi ashpër ndaj dy deklaratave të dy zyrtarëve të lartë shtetërorw, tw Kosovës dhe Serbisë.
Lajme
Sipas kësaj komunikate, idetë e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, dhe të Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, lidhur me të ardhmen e FSK –së janë të papranueshme.
“Kualiteti i dobët i bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës, njëherësh paaftësia politike për të negociuar “çështjet e panegociueshme”, ato substanciale për Kosovën, ka bërë që sot zyrtarë të lartë të Serbisë dhe Kosovës të tallen me fatin e FAK-ut”, thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës, nga Serbia vijnë zëra se për çështjen e FAK-ut duhet të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të OKB, me qëllim të pengimit dhe zvarritjes së këtij procesi, ndërsa kryeministri pret 2/3 e votave për ta amendamentuar ligjin dhe ndryshimet kushtetuese dhe mosshtrirjen – pamundësinë që FAK-u të operojë edhe në veri të Kosovës.
“Shndërrimi i FSK-së në FAK ka qenë dashtë të bëhet menjëherë pas formimit artificial të qeverisë, pra në muajin e parë qeverisës dhe jo të krijohet vakum kohor dhe t’iu krijohet hapësirë si brenda ashtu edhe jashtë, serbëve lokalë dhe Serbisë fqinje, që të shfaqë ide në dëm të së ardhmes së FSK-së”, thuhet në komunikatë.
Ky departament i AAK-së mendon se kualiteti i i dobët i bisedimeve ka bërë që në shumë fusha të kemi regresion nacional dhe si pasojë e moszgjuarsisë politike, rrjedhimisht mosefekteve strategjike në raport me të ardhmen e FAK-ut, do t’i pamundësohet shtrirja operacionale edhe në veri të Kosovës, në ushtrimin e detyrave ushtarake në ruajtjen e tërësisë së sovranitetit shtetëror të Kosovës./KosovaPress/