AAK paralajmëron protesta kundër heqjes së taksës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar protesta kundër heqjes së taksës.

Lajme

28/02/2020 15:00

Këtë e konfirmoi edhe sot shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, shkruan lajmi.net.

Ai tha se ishte e qartë se për deklarimin e mbrëmshëm të Kurtit nuk ka pasur as dakordim brenda koalicionit qeverisës.

Për protestat ai tha se janë mjet demokratik dhe të njëjtat nuk përjashtohen.

“Siç duket nuk ka pasur dakordim as me partnerët e koalicionit. Gjithsesi do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet ligjore. Pse jo edhe protesta, është formë demokratike. Zoti Kurti do ta merr këtë mesazh që Serbia do të vazhdojë sjelljen e vjetër karshi Kosovës”, tha ai.

Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme për taksën do të mbahet të hënën me fillim nga ora 11:00. /Lajmi.net/