AAK nuk ia bën kuorumin pushtetit
Nënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi, sugjeroi heqjen e pikës së shitjes së PTK’së nga rendi i ditës në Kuvend. Thotë se vetë partitë e koalicionit qeveritar nuk janë në gjendje t’i bindin deputetët e vet për pjesëmarrje në seancë.

Lajme
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se kjo parti nuk do të qëndrojë në seancë të Kuvendit për t’ia bërë kuorumin partive në pushtet gjatë votimit eventual për shitjen e PTK’së.
Nënkryetari i AAK’së sugjeroi heqjen e pikës së shitjes së PTK’së nga rendi i ditës në Kuvend.
“Ne nuk ia bëjmë kuorumin partisë në pushtet, e cila nuk është në gjendje që deputetët e vet t’i ketë në seancë”.
“Shitja e PTK’së duhet të hiqet nga rendi i ditës, sepse privatizimi i Postës ëstë proces që po e dëmton ekonominë e vendit”.
“Bazuar në mënyrën se si po kërkohet kuorumi, është një paradoks sepse partitë në pushtet nuk po mund ta bëjnë kuorumin vetë. Nuk është mirë që partitë në qeveri ta bojkotojnë seancën”.