AAK nis mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët për rrëzimin e Qeverisë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdon përpjekjet e saj për rrëzimin e Qeverisë Thaçi. Pas dështimit të mocionit, për të cilin nuk arriti të sigurojë përkrahjen e mjaftueshme të deputetëve, AAK ka nisur sot peticionin me qytetarë për rrëzimin e Qeverisë.

Lajme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjen e saj për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës.
Pas mungesës së përkrahjes për mocionin e saj në Kuvend, ku kjo forcë politike nuk arriti t’i sigurojë përkrahjen e nevojshme të deputetëve, Ramush Haradinaj, njoftoi sot se tani do të kërkojë ndihmën e qytetarëve për rrëzimin e Qeverisë së Thaçit.
“AAK prej sot fillon zyrtarisht me mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin qytetar, me kërkesë për t’iu drejtuar Parlamentin të vendit për ta shkarkuar Qeverinë”.
“Do të thotë nga dita e sotme zyrtarisht do të fillojnë, nesër do të vazhdojmë në gjithë vendin”.
“Peticioni është përkrahje e kërkesës për mocion, pra është një presion publik. Do të jetë reflektim dhe shpresë për të gjithë ne”.
“Fokusimi ynë në këto ditët që po vijnë do të jetë rreth peticionit”.
“Ne na intereson që reflektimi për ne si politikanë të argumentohet. Në rast se qytetarët mendojnë se është mirë që të shkojnë në mocion, atëherë pse jo edhe politikanët, përfaqësuesit e qytetarëve ta respektojnë atë“.