AAK në Gjilan zgjedh kryetarin e degës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në degën e Gjilanit ka zgjedhur kryetarin e Degës.

Lajme

05/12/2020 18:33

“Për shkak të rrethanave me të cilat po ballafaqohemi si shoqëri e si shtet, dhe mbarë njerëzimi si pasojë e pandemisë Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Gjilan, nuk ka mundur të organizoj një proces të brendshëm zgjedhor, andaj sot mblodhëm Këshillin Drejtues të degës në Gjilan i cili zgjodhi kryetarin e saj. Këshilli Drejtues i degës së AAK-së në Gjilan, më votë unanime ka zgjedh kryetar të degës, Agim Zuzakun’, thuhet në komunikatën e lëshuar nga AAK e Gjilanit”, thuhet në komunikatë

“Kujtojmë se Agim Zuzaku ka qenë nënkryetar i AAK-së në Gjilan dhe drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjilanit nga radhët e këtij subjekti politik”, thuhet tutje.

Më tej në këtë komunikatë u theksua edhe biografia e kandidatit Zuzaku.

“Të gjithë e njohin si ish-Drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjilanit. Zuzaku ka shërbyer si drejtor në periudhën 2015-2018, ndërsa ishte edhe Kryetar I Klubit të Volejbollit “Drita”, dhe punëtor sportive për vite me radhë. I lindur më 21 shkurt 1979, i martuar dhe ka një vajzë. Është ekonomist i diplomuar, tani në procedurat përfundimtare për titullin Doktor I shkencave në fushën e menaxhimit. Përveç Gjilanit, Zuzaku njihen edhe më gjerë si Asistent shumë vjeçar i Profesorit tanimë të ndjerë, Dr. Rifat Blaku, në lëndët; Ekonomi e Resurseve, Ekonomia e Kosovës dhe BE-së, dhe Menaxhimi i Resurseve Njerëzore. Aktualisht është Këshilltar Politik i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit’, thuhet tutje në komunikatë. /Lajmi.net/