AAK mohon se personat e arrestuar me Kelmendin, janë anëtarë të “Gardës së Iliridës” (Video)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mohuar lajmin se personat e arrestuar dje së bashku me anëtarin e kësaj partie, Muhamet Kelmendi, janë anëtarë të organizatës së ashtuquajtur “Garda e Iliridës” në Maqedoni.

Lajme

11/06/2015 15:47

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, zyrtarë të kësaj partie kanë thënë se partitë në pushtet po mundohen të lëshojnë desinformata tjera, për të njollosur politikisht AAK-në.

Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm i AAK-së, në këtë konferencë për media, ka thënë se ky është një inskenim i një situate tjetër nga partitë politike në Qeveri.

“Nuk qëndron fakti që ka qenë së bashku me disa pjesëtar të Gardës së Ilirdës, ato janë vetëm disa inskenime të Qeverisë”.

YouTube player