AAK: Më shqetësues hyxhymi i kryeministrit që marrëveshjet t’i bëjë akt të kryer

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i është kundërpërgjigjur kryeministri Isa Mustafa, i cili ka thënë se opozita po dëshiron të marr pushtetin me dhunë.

Lajme

10/10/2015 13:43

Në reagimin e AAK-së thuhet se është për keqardhje se si kryeministri Mustafa, kundërshtimin e qytetarëve për marrëveshjet i cilëson si probleme jo reale.

AAK duke i reaguar deklaratës së kryeministrit Mustafa se Opozita po bënë hyxhym të merr pushtetin, ka thënë se në këtë rast më shqetësues se çdo gjë tjetër është nxitimi “hyxhymi” i Qeverisë për t’i realizuar marrëveshjet e arritura me Serbinë.

Ja reagimi i plotë i AAK-së

Është për keqardhje që Kryeministri i vendit, nuk ka kuptuar asgjë dhe kundërshtimin e më shumë se 200 mijë qytetarëve të marrëveshjeve që i ka nënshkruar vetë, i cilëson probleme joreale. Nuk është aspak e vërtetë që nuk ka pasur dëshmi, që i kundërshtojnë këto marrëveshje. Ato kanë qenë shumë dhe nga shumë burime, por kryeministri nuk e ka parë të arsyeshme, as t’i dëgjojë ato, e lere më t’i konsiderojë.

Nuk është “hyxhymi” i Opozitës për të ardhur dhunshëm në pushtet, por shqetësues është hyxhymi i Kryeministrit që dy marrëveshjet kontestuese, t’i bëjë akt të kryer.

Kryeministër reflektoni, sic paskeni filluar të reflektoni, dhe riktheni marrëveshjet që t’i diskutojmë bashkarisht dhe mos provoni që të na i impononio si akt kë kryer, dhe vazhdojeni qeverisjen me sfidat tjera të rënda, pse jo edhe me mbështetjen tone. Kryeministri është i obliguar që ta dëgjojë zërin qytetarë, por edhe të opozitës, dhe të mos veprojë me logjikën diktatoriale se cka është prolem real dhe joreal.

Reflektimi i tij është i thjeshtë, i domosdoshëm dhe në interes të funksionalitetit e të stabilitetit të vendit. Edhe njëherë i bëjmë thirrje atij dhe gjithë të tjerëve që të kenë një qasje konstruktive ndaj këtyre dy cështjeve, jetike për vendin,  dhe të mos barrikadohen në pozitat e “pushtetit të gjithfuqishëm”, e neve t’na detyrojnë që të mos zgjedhim as mjete për t’i kundërshtuar.

Është koha e fundit për maturi dhe qetësi politike e jo për kryeneqësi e selame nga Facebooku!