AAK mbajti tryezë për arsimin: Tahiri nxjerr konkluzionet

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka paraqitur konkluzionet e tryezës të sotme për gjendjen në Arsim organizuar në bashkëpunim me Forumin Intelektual Evropa 2030. Tahiri ka thënë se rregullimi i Ligjit të pagave është interes kombëtar. ” Ligji i Pagave i ka dëmtuar profesorët universitarë dhe stafin…

Lajme

01/03/2024 23:25

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka paraqitur konkluzionet e tryezës të sotme për gjendjen në Arsim organizuar në bashkëpunim me Forumin Intelektual Evropa 2030.

Tahiri ka thënë se rregullimi i Ligjit të pagave është interes kombëtar.

” Ligji i Pagave i ka dëmtuar profesorët universitarë dhe stafin akademik në universitetet publike. Është interes kombëtar rregullimi i këtij Ligji”, ka thënë Tahiri.

Këto janë konkluzionet:

Konkluzionet e Tryezës për gjendjen në Arsim

  • Arsimi në Kosovë është duke u ballafaquar me probleme sistematike, njëherit me mungesë serioze të trajtimit nga kjo qeveri.
  • Tendenca për politizim dhe partizim në Universitetin e Prishtinës është alarmues.
  • Raporti i Progresit të BE-së është kritik ndaj zhvillimeve në sektorin e arsimit në Kosovë.
  • Luftë e hapur me Sindikatën e Arsimit (SBAShK) nga qeveria.
  • Klasat, amfiteatrot dhe laboratoret janë fabrikat më të rëndësishme për një komb e shtet për shkak se në këto ambiente formësohet resursi më i madh i një shoqërie, shteti e kombi, njeriu- burimi njerëzor.
  • Me arsim nuk duhet të ketë pazar, pasi këtu fillon dhe ndërtohet ardhmëria e një vendi.
  • Ligji i Pagave i ka dëmtuar profesorët universitarë dhe stafin akademik në universitetet publike. Është interes kombëtar rregullimi i këtij Ligji.
  • Cilësia e hulumtimit shkencor dhe akademik në arsimin e lartë duhet të jetë prioritet – procesi i akreditimit duhet të jetë i bazuar në meritë.
  • Mungesa e teksteteve shkollore – shkaktuan probleme serioze  – kjo krizë ishte ikje nga detyra ligjore.
  • PISA – ka treguar nivelin e ulët dhe situatën alarmante në sektorin e arsimit.
  • Autonomia financiare përmes financimit të drejtpërdrejtë dhe përdorimi i të hyrave vetanake nga Universiteti është prioritet;”.
  • Ligji i Arsimit të lartë duhet të ndryshojë dhe kompetencat duhet t’i lejohen stafit akademik të universiteteve publike e jo bordeve për zgjedhjen e Rektorit.