AAK: Keqardhje për mospranimin e Kosovës në UNESCO

AAK shpreh keqardhje për mospranimin e Kosovës në UNESCO. Kosova e ka merituar plotësisht që të jetë anëtare e kësaj organizate, por votimi i sotëm shpjegon se sa e komplikuar është rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë por edhe në vetë Kombet e Bashkuara.

Lajme

09/11/2015 13:50

“Për fatin e keq koncesionet që i ka bërë Kosova në raport me vendet fqinje duke përfshirë këtu edhe dy marrëveshjet e fundit me Serbinë dhe Malin e Zi, nuk ishin të mjaftueshme që Serbia të mos e zhvillojë një fushatë të egër kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”.

“Sidoqoftë, kjo në asnjë situatë nuk bën të na dekurajojë nga përkushtimi dhe vendosmëria jonë që anëtarësimin në UNESCO, OKB dhe organizata të tjera, ta synojmë me çdo kusht. E drejta është në anën e Kosovës!”, thuhet në komunikatën e AAK-së.