AAK: Jo, Haradinaj nuk është ftuar në Amerikë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka demantuar informatat se kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj është ftuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovës, me theks të veçantë, Gjykatën Speciale.

Lajme

17/04/2015 23:57

Shefja e Grupit Parlamentar nga AAK-ja, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se nëse Haradinaj ftohet në SHBA, atëherë ajo do të bëhet publike.

“Absolut jo. Edhe nëse z. Haradinaj shkon në Amerikë ne e bëjmë publike vizitën dhe agjendën dhe në momentin që vizita bëhet zyrtare”, ka thënë ajo për Zëri.

Kadaj-Bujupi ka përsëritur qëndrimin e AAK-së se deputetët e këtij subjekti nuk do ta votojnë pro themelimit të Gjykatës Speciale. “Nuk do ta votojmë Gjykatën Speciale”, është shprehur ajo.

Ndryshe, Top Channel ka raportuar se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë do t’i kërkojnë Ramush Haradinajt, që të shohë mundësinë dhe t’i bindë deputetët e partisë së tij për ta votuar Gjykatën Speciale, e cila do të gjykojë krimet e pretenduara të UÇK-së.