AAK-ja mblidhet në Qeveri, publikohen temat që janë diskutuar
Anëtarë të AAK-së, në krye me shefin e grupit parlamentar të këtij subjekti Daut Haradinajn kanë vizituar sot në Qeveri zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Tahiri.
Lajme
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se kanë pasur një takim pune me zëvendëskryeministrin.
Temat sipas tij ishin, Buxheti për Ushtrinë; Çështja e qumështarëve; Rryma në bjeshkët e Belegut; Dhe po ashtu ligji për rimëkëmbje ekonomike.
“Po shpresoj që bashkërisht do gjejmë zgjidhje të pranueshme për këto tema vitale të shoqërisë”, ka thënë ai. /Lajmi.net/