AAK-ja e pavendosur për ftesën e Jahjagës

Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Muharrem Nitaj ka konfirmuar për Gazetën Express se Opozita s’ka qëndrim të prerë rreth pjesëmarrjes së Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt e Visar Ymerit në takimin e së hënës te Presidentja.

Lajme

06/02/2016 16:18

Nitaj ka thënë se në takimin e sotëm të liderëve opozitarë s’është marrë kurrfarë qëndrimi rreth kësaj teme.

“Në takimin e sotëm nuk kanë marrë një qëndrim të prerë rreth pjesëmarrjes në tryezës së Presidentes. Pjesën më të madhe të takimit ua ka marrë protesta e 17 Shkurtit”, ka thënë Nitaj.