AAK: Ikja nga Kosova nuk mund të ndalet me këtë buxhet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ia kujton Isa Mustafës që është një ekonomist dhe që duhet shikuar e ndryshuar mirë projektbuxhetin e vitit 2015.

Lajme

22/12/2014 12:40

Donika Kadaj – Bujupi nga kjo parti nga thënë se kryeministri nuk e ka lexuar fare projektbuxhetin ngase nuk do të pranonte si të tillë, i njëjti sikur që ka qenë vitin e kaluar. 

Sipas saj, nëse pranohet si i tillë, Isa Mustafa ka zgjedhur të bashkëjeton me krimin, duke pranuar poste. Madje, siç thotë Kada sa pak seriozisht e ke marr punën e shtetit, shihet dokument më i rëndësishëm i shtetit, që sipas saj nuk është aspak i mirë. 

Ajo i përmendi autobusët me njerëz që po ikin nga vendi, dhe i tha Mustafës se me këtë trend ekonomik aktual nuk mund të ndalen ata që të qëndrojnë në Kosovë. 

Duke treguar se AAK nuk do e votojë projektbuxhetin tha se me të nuk do të ketë ndryshim por prapakthim dhe përkeqësim.