AAK “godet” me aderimin e rradhës, Nismës ia merr kryetarin e degës në Komoran

AAK e ka zyrtarizuar edhe një aderim.

Lajme

23/08/2019 22:10

Pas anëtarësimeve të këngëtareve, frizerit të njohur, Kaci Lleshi e disa të tjerëve, AAK ia ka rrëmbyer Nismës edhe kryetarin e degës së partisë në Komoran, Njazi Bahtjari, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

Ky është postimi i tij:

Jam shumë nderuar që sot edhe kryetari i Nismës në Komoran ju bashkua AAK-së. Njazi Bahtjari dhe familja e tij njihen në këtë zonë për vlera kombëtare dhe si të tillë gëzojnë një respekt të madh.
Jam i nderuar që do rrugëtojmë bashkë për një Kosovë shtet 100%.
Na priftë e mbara Njazi. /Lajmi.net/