AAK: Gazmend Muhaxheri oficer aktiv i KOS’it
AAK i kundërpërgjigjet Kryetarit të ri të Pejës, me të njëjtën mënyrë siç akuzoi ai - me \"flitet se\". Kështu, thotë se Gazmend Muhaxheri vazhdon të jetë bashkëpunëtor i ngushtë i ish-shërbimit sekret të ushtrisë jugosllave – KOS.

Lajme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpërthyer në akuza të rënda për Kryetarin e ri të Pejës, Gazmend Muhaxheri, duket e quajtur atë oficerit aktiv të KOS’it, shërbimit sekret të ushtrisë Jugosllave.
Kështu, AAK i është përgjigjur Muhaxherit me të njëjtën mënyrë siç akuzoi ai – me “flitet se dhe dihet se”.
Reagimi i AAK’së, i nisur mbrëmë tek mediat, pason intervistën e Muhaxherit një natë më parë në KTV, në të cilën ai tha se qëndron pas deklaratave të tij për vrasjet e pasluftës në Pejë.
“Z. Gazmend Muhaxheri, në emisionin ‘Rubikon’, sonte, në Kohavision, tha se deklaratat dhe akuzat e tij janë thënie që janë folur dhe dëgjuar kafeneve të Pejës”, thuhet në reagimin e AAK’së.
“Konform thënieve që kemi dëgjuar dhe dëgjojmë kafeneve të Pejës, z. Muhaxheri, në të njëjtën kohë është dhe vazhdon të jetë bashkëpunëtor i ngushtë i ish-shërbimit sekret të ushtrisë jugosllave – KOS, gjë të cilën e qytetarët dhe opinioni e dijnë dhe dëgjojnë përditë”
“Në këtë frymë, flitet se ai ende është oficer aktiv i shërbimit sekret të ish-Ustrisë Jugosllave (KOS), të njohur si “Kontra Ozbavestanja Sluzba”.
Gjithçka u ringjall mbrëmë kur Muhaxheri nuk u tërhoq nga qëndrimet e tij të shprehura gjatë fushaës kur bëri përgjegjës njerëz të AAK’së për disa nga vrasjeve të pasluftës në këtë komunë.
“Fatkeqësisht, strategjia “përçaj e sundo” e regjimeve të mëhershme, po përtërihet edhe sot nga sejmenët e këtyre vlerave”, thuhet ne reagimin e AAK’se..
“AAK mbështet gjithnjë rendin dhe ligjin, dhe konform kësaj do t’i nxjerrë para gjyqit të gjithë shpifësit, si edhe shpifësit e kuzhinave propaganduese të ish-ministrit të Rrahman Morinës, në kohën e të cilit, dihet botërisht, janë vrarë shumë shqiptarë të pafajshëm”, thuhet në deklaratën e AAK’së.
Akuzat e shprehura gjatë fushatës e kanë shtyrë Kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj që t’i drejtohet me një letër Kryeprokurorit të Shtetit, Ismet Kabashi me kërkesën për të hetuar këto akuza.