AAK e pakënaqur me trajtimin e Haradinajt, vazhdon protestën tek ambasada sllovene(Foto)
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma ka konfirmuar për lajmi.net, që protesta kundër arrestimit të liderit të saj nga autoritetet sllovene.
Lajme
Sipas Lumës, numri i protestuesve para ambasadës së Sllovenisë në Kosovë është duke u rritur vazhdimisht.
“Arsyet pse po protestojmë është trajtimi që i është bërë z. Haradinaj, në fillim që nga ndalimi, procesit në gjykatë, dhe për ndalimin e pasaportës”, ka thënë Luma për lajmi.net.
Ndërsa, Donika Kadaj-Bujuqpi, shefe e grupit parlamentar të kësaj partie që aktualisht gjendet në protestë, ka thënë që nuk mundë të jap një numër të saktë të protestuesve por numri i tyre sipas saj vazhdimisht po rritet.
Ajo thotë që ka pasur kontakte me zyrtar të ambasadës sllovene në Prishtinë, të cilët sipas Kadaj-Bujupit nuk janë treguar bashkëpunues.
Gazeta Express ka sjellë disa fotografi të kësaj proteste