AAK e mëson Policinë se çfarë duhet bërë

AAK i merr me shqetësim njoftimet se Policia e Kosovës, pas orarit të punës dhe pa praninë e deputetëve, i ka bastisur zyrat e Grupi Parlamentar të VV-së, në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

09/10/2015 20:08

“Këtë veprim të policisë, e cilësojmë presion, politikisht të kalkuluar, mbi deputetët e Vetëvendosjes, të cilët tashmë janë pjesë e një fronti të përbashkët opozitar për kundërshtimin e Asociacionit dhe Demarkacionit.  U bëjmë thirrje urdhërdhënësve të këtyre bastisjeve, që të merren me eliminimin e shkaqeve të një gjendjeje, aspak normale politike, e jo ta rrisin presionin mbi përfaqësuesit e zgjedhur të popullit”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Ata vlerësojnë se rendi dhe Ligji mbrohen duke filluar nga Kushtetuta, në mbrojtje të se cilës, sipas tyre, janë vënë këta deputetë, e jo duke i bastisur e përndjekur ata. / lajmi.net