AAK e Deçanit thirrje deputetëve të LDK-së që ta kundërshtojnë Demarkacionin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Deçan u bën thirrje deputetëve të kundërshtojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Lajme

14/07/2016 22:43

 

AAK në Deçan përmes një reagimi për media u ka bërë thirrje deputetëve të LDK-së në emër të Ish Presidentit Ibrahim Rugova të jenë të vendosur “për të mos turpëruar mbiemrin e atij njeriu”.

 

Ky është reagimi i AAK-së

“Të nderuar Deputetë të Parlamentit të Kosovës, që nën emrin e Presidentit Ibrahim Rugova e mbajtët gjatë karrigen e Parlamentit, a thua a do të jeni të vendosur për të mos e turpëruar mbiemrin e atij njeriu, që ju dhe të gjithë ne e respektuam.

Emri i tij do të madhështohej nëse tregoni vendosmërinë për ta kundërshtuar këtë marrëveshje me Malin e Zi, e cila Rugovën e dëmton aq shumë, sa emri i saj historik do të na rrijë mbi krye ndër breza, për faktin se sa lehtë heqim dorë nga tokat tona qe i lanë me gjak breza të tërë, përfshi edhe babën e Presidentit të ndjerë Ukë Rugova.

Të bashkuar e kthejmë në pikën zero këtë të keqe që tashmë të gjithë e dinë.