AAK dhe Nisma i bëjnë “dhuratë” Xhavit Halitit

“Sot në sirtarin tim në Kuvendin e Kosovës mora Librin “Kufijtë në dëm të shqiptarëve” (Demarkacioni i vijës kufitare Kosovë- Mali i Zi në historik, ish-jugosllav dhe të së drejtës ndërkombëtare), të autorit Zejnullah Gruda, dërguar nga Grupi Parlamentar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Grupi Parlamentar NISMA për Kosovën”, ka thënë Haliti, transmeton lajmi.net.

Lajme

13/06/2016 12:26

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti sot ka pranuar një “dhuratë” nga Grupi Parlamentar i AAK-së dhe Nismës për Kosovën.

“Sot në sirtarin tim në Kuvendin e Kosovës mora Librin “Kufijtë në dëm të shqiptarëve” (Demarkacioni i vijës kufitare Kosovë- Mali i Zi në historik, ish-jugosllav dhe të së drejtës ndërkombëtare), të autorit Zejnullah Gruda, dërguar nga Grupi Parlamentar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Grupi Parlamentar NISMA për Kosovën”, ka thënë Haliti, transmeton lajmi.net.

Ai i ka falënderuar publikisht kolegët nga të dy partitë parlamentare për dërgesën, “edhe pse nuk ma kishin nënshkruar librin”.

“Besoj në vullnetin e mirë të opozitës që së shpejti të ulemi së bashku në institucione (komisione parlamentare dhe seancë plenare) për të debatuar haptas për Demarkacionin e vijës kufitare Kosovë- Mali i Zi”, ka thënë në fund Halit. /Lajmi.net/