AAK – deputetëve që e votojnë Demarkacionin, do t’ju gjykojnë për tradhtarë

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, u ka bërë thirrje deputetëve që të mos negociohet diçka që është në interes kombëtar dhe të gjykojnë drejt për hirë të interesave Kombëtare, duke i lënë anash siç thotë ai, interesat e politikës ditore.

Lajme

12/07/2016 12:42

Ratifikimi i marrëveshjes  për demarkacion sipas Lekajt, do të jetë më shumë se gabim, do të jetë krim dhe se çdo vendim në favor të saj, vetëm sa do ta përkeqësojë rrezikun për diçka edhe më keq, raporton lajmi.net.

“Në fillim koalicioni u arsyetua, se janë bashkuar për të mirën e Kosovës, por doli se u bë thjeshtë për interesa personale…e ato po ju ndryshojnë çdo ditë…nëse është ndryshe, të na tregojnë një vendim e nënshkrim, në të mirë t’Kosovës. Kolegë deputetë, gjykoni drejt, për hirë të interesave Kombëtare, lërini anash interesat e politikës ditore.

Mos tentoni të mbani pushtetin duke ju përshtatur të tjerëve, por bëjeni këtë duke qenë në anën e popullit dhe territorit të vendit, për çka edhe jeni betuar”, thotë Lekaj,

Madje ai sqaron se nëse deputetët mendojnë se duke e ratifikuar një marrëveshje të dëmshme për vendin, do të qëndrojnë gjatë në pushtet, ndoshta në kuptimin politik edhe mund të kenë të drejtë, Lekaj shpejgon se natyra i ka rregullat e saj, dhe se siç thotë ai, kurrë s’do të jenë as në kolltukët e pushtetit e as në këtë jetë dhe se gjeneratat do t’u gjykojnë për tradhtarë, me të drejtë.

“Kolegë deputetë, logjika e ftohtë e politikës, kërkon që politikanët edhe pasurinë ta sakrifikojnë për të mbrojtur interesat kombëtare, ju po veproni në të kundërt.

Mos na i vërtetoni dyshimet tona, se ju nuk mund te funksiononi ndryshe pos mbi mashtrimin, dhunën dhe thyerjen e premtimeve. Na tregoni se keni edhe virtyte të mira. Bëjeni njëherë në jetën tuaj për Kosovën, atë që keni bërë gjithmonë për veten… pasurone, zhvillone dhe mbrone atë.

E keni rastin, thuani jo Demarkacionit”, thotë ai ndër tjerash./lajmi.net