AAK anulon të gjitha Kuvendet zgjedhore

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se janë anuluar të gjitha Kuvendet zgjedhore të parapara për ditën e sotme. Kjo, për shkak të vdekjes së Hilmi Haradinajt, babait të kreut të AAK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajme

17/06/2018 11:10

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju njoftojmë se të gjitha Kuvendet zgjedhore të parapara për ditën e sotme, anulohen.

Departamenti për Mardhënie me Publikun i AAK-së, me rastin e vdekjes së Bacës Hilmi Haradinaj, i shpreh ngushllimet më të sinqerta Kryeministrit Ramush Haradinaj, Familjes Haradinaj dhe popullit të Kosovës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, shkruhet në njoftim.