A u kthye në Rusi zyrtari i UNMIK-ut i arrestuar në veri? Më 14 qershor ishte liruar nga spitali

Mikhail Krasnochesto, rusi i arrestuar në aksionin e Njësisë Speciale të Kosovës në veri, është liruar nga spitali në Serbi.

Lajme

25/06/2019 23:08

Kjo është konfirmuar nga ministria e Brendshme e Serbisë, transmeton lajmi.net.

Madje, ai raportohet se është liruar qysh më 14 qershor nga spitali pas trajtimeve të marra, nga siç pretendon ai lëndimet që ka pësuar nga Policia e Kosovës.

Shteti rus e po ashtu as misioni i UNMIK-ut ku ai kishte punuar nuk kishin informuar me qëllim për statusin e trajtimit të tij në këtë spital apo edhe për datën që ai do të lirohet.

Mirëpo, i njëjti nuk mund të hyjë më në Kosovë.

Kjo pasi që ai nga autoritetet e vendit është shpallur person i padëshirueshëm, dhe kështu ai më nuk mund të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës.

Vendimi ishte marrë më 31 maj të këtij viti, ndërkaq më herët për të ishte raportuar se paraprakisht ai kishte punuar për shërbimet sekrete të Rusisë.

Nuk dihet nëse i njëti është kthyer në Rusi, apo e ka vazhduar qëndrimin e tij në Beograd. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Kosova e shpall person ‘Non Grata’ rusin e arrestuar në veri