A u diskutua në LDK përjashtimi i Vjosa Osmanit nga partia? Flet Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka mohuar që në këtë subjekt të ketë qenë temë diskutimi një përjashtim i nënkryetares Vjosa Osmani.

Lajme

10/06/2020 16:43

“Ajo është nënkryetare e partisë. LDK dhe degët kërkojnë që qëndrimet e partisë të respektohen nga të gjithë, të kemi unitet të brendshëm dhe që flet më një zë”.

“Në asnjë rast nuk kemi diskutuar për largimin e Osmanit. Askush nuk është përjashtuar nga LDK. Ai që s’e ka pa vetën që nuk ndan idetë dhe preokupimet zgjedh rrugën e vet por ne duam që njerëzit të qëndrojnë, të bashkëpunojnë dhe të jenë pjesë e vizionit tonë si vizion i LDK-së”, ka thënë Mustafa për Klan Kosova.

Mustafa ka pohuar se lidhur me këto çështje nuk ka biseduar personalisht me Osmanin.