A u arrestua Fjolla Morina? Policia jep detaje
Gjatë ditës së sotme është raportuar se këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar.

ShowBiz
Arrestimi i këngëtares ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në një prononcim për lajmi.net tregoj arsyen e ndalimit të këngëtares.
Sipas tij këngëtarja është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar por pastaj ajo është lënë e lirë.
“E njëjta është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marrë parasysh vendimet e organeve të drejtësisë me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë”, tha Hoxha.
Kujtojmë se vitin e kaluar Fjolla Morina ishte arrestuar në pikën kufitare në Morinë, pasi që i ishte gjetur një armë dhe ishte dënuar nga Gjykata e Kukësit me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”. /Lajmi.net/