A s’je shqiptare? Moderatorja shqiptare e pyet publikisht Elenin pasi tha se ndihet greke

Eleni Foureira ditë më parë ka performuar në finalen e "Eurovision 2019".

ShowBiz

22/05/2019 14:31

Eleni Foureira në Izrael ka bërë testin e prejardhjes nga “My Heritage”, ku habiti të gjithë me rezultatin, shkruan lajmi.net.

Rezultatet e Elenit tregonin se ajo është 70% greke dhe pjesën tjetër nga jugu i Italisë.

E pyetur lidhur me këtë rezultat ajo kishte thënë “Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke”.

Moderatorja shqiptare, Eva Murati e ka pyetur atë publikisht në një koment “Performancë mahnitëse por greke dhe e Italisë së jugut???!!?? A nuk je shqiptare??”.

Përgjigja e Elenit ishte “Natyrisht që jam!!! Ato ishin rezultatet e ADN-së në “My heritage”. /Lajmi.net/