A po shpërblehet Dardan Gashi nga Haradinaj me postin e zëvendëskryeministrit?

Dardan Gashi, i cili ka luajtur rolin e negociatorit në mes të Ramush Haradinaj dhe Teuta Rugovës, pritet të emërohet zëvendëskryeministër në Qeverinë të cilën pritet ta formoj Haradinaj.

Lajme

21/07/2017 14:38

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se Haradinaj ia ka ofruar këtë pozitë Gashit, pasi që ky i fundit i ka premtuar se do tia siguruar numrat për ta formuar Qeverinë.

I kontaktuar nga “Zëri” Gashi, as nuk e ka pohuar, por as nuk e ka mohuar pozicionin që iu është premtuar. “Për këtë çështje pyete direkt Ramush Haradinaj” ka thënë Gashi përmes telefonit.

Lexoni edhe:

Haraqija: Ja çfarë “përfiton” familja Rugova nga mbështetja që Teuta i dha Ramushit