A po rikthehet Neymar te Barcelona? Ter Stegen me deklaratë të papritur

Marc-Andre ter Stegen ka thënë se do ta mirëpriste rikthimin e Neymarit te Barcelona.

Sport

23/10/2018 14:46

Marc-Andre ter Stegen ka deklaruar se do të ishte e shkëlqyer po të rikthehej Neymar te Barcelona.

“Një gjë e mirë është që ju jeni të parët që po na informoni”, ka thënë portieri gjerman për ‘Mundo Deportivon’, përcjell “lajmi.net”.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodh me Neymarin, por që do të ishte diçka fantastike”.

“Ta kesh njëri ndër më të mirët në skuadër, është diçka e mirë, por nuk do të futem në gjëra të tilla dhe të bëhem pjesë e spekulimeve”, ka shtuar më tej Ter Stegen. /Lajmi.net/