A po përgatitej atentat ndaj Edi Ramës në Beograd, tre të arrestuar

Në prag të vizitës së kryemistrit shqiptar në Beograd, në qendër të kryeqytetit serb mbrëmjen e 6 nëntorit është arrestuar një grup prej tre personash, që dyshohet të jenë atentatorët e Edi Ramës, pavarësisht se pas 48 orë arrestimi asgjë nuk u dha zyrtare nga autoritetet serbe, me përjashtim të medieve që njoftuan me dy-tre rreshta duke e raportuar si lajm.

Lajme

09/11/2014 10:30

Policia speciale ne orët e mbrëmjes ka ndaluar një veturë e tipit BMË, ku pas kontrollimit të udhëtarëve, pas 45 minutave ka arrestuar tre persona në qendër të Beogradit.

Personat të shoqëruar nga njësi të mëdha speciale janë dërguar drejt stacionit policor.

Sipas RTS, tre personat e dyshuar u arrestuan nq qendër të kryeqytetit serb, të cilët pastaj të shoqëruar nga policia u dërguan në burg, transmeton Ina.

Ky ishte i gjithë lajmi për arrestimin e tre te dyshuarve pa dhënë asnjë shpjegim në detaje se kush ishin ata, pse u arrestuan dhe ç’ndodhi me ta, apo pse me targa të Bujanocit?!

Për dyshimin se ata mund të ishin atentatorët ndaj Edi Ramës flet një burim i agjencisë së lajmeve “Presheva jonë”, e cila ndër të tjera ka mësuar se bandat nga Serbia po përgatiten për viziten e Ramës në Beograd për të shkaktuar trazira.