Ai përfshin një mekanizëm financimi që duhet të lejojë 92 ekonomi me të ardhura të ulëta dhe të mesme që të kenë qasje në vaksina.
Mirëpo, vendet e pasura tashmë po iu drejtohen prodhuesve drejtpërdrejt duke siguruar doza shtesë dhe kështu duke ndikuar që të zvogëlohet sasia e përcaktuar për COVAX.
Këtë e vuri në pah edhe kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus që akuzoi disa vende të pasura për minimin e sistemit të shpërndarjes së vaksinave, COVAX, i destinuar veçanërisht për vendet e paprivilegjuara.
“Aktualisht, disa vende të pasura u janë afruar prodhuesve për të siguruar qasje në doza shtesë të vaksinave antiCOVID-19, gjë që po ndikon në kontratat e tyre me COVAX. Numri i dozave të caktuara për COVAX është zvogëluar për shkak të kësaj”, tha Ghebreyesus.