A po bashkëpunon edhe Gjiko me reperin francez?

Soolking, tashmë njihet si një nga reperët më të pëlqyer francez.

ShowBiz

18/04/2019 21:19

Ai dhe këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora sonte do të publikonin projektin e tyre më të ri, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, ajo që tërhoqi syrin e mediave ishte postimi i Gjikos kur shfaqej me të pranë një makine.

“Ne kaluam kohë të mirë në Shqipëri ????@dhuratadora #Zemër së shpejti”, ka shkruar ai.

Nuk dihet nëse pjesë e këtij bashkëpunimi është edhe Gjiko apo thjesht ka qenë prezent në xhirimet e këtij klipi.

Ndryshe, Gjiko ka paralajmëruar gjëra të reja pasi ishte i përkushtuar më shumë në familje. /Lajmi.net/