A pati përafrim të qëndrimeve VV-LDK? Kjo është deklarata jo fort premtuese e Konjufcës

Ka përfunduar pa ndonjë rezultat takimi VV-LDK për arritjen e koalicionit qeverisës.

Lajme

14/12/2019 19:28

Pas takimit, për të folur para mediave kanë dalë Glauk Konjufca nga VV, dhe Avdullah Hoti nga LDK, shkruan lajmi.net.

Ata nuk dhanë asnjë lajm të ri, përveç se takimet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

Në fakt, këtë e tha vetëm Avdullah Hoti nga LDK, kurse krejt çka deklaroi Konjufca është se s’ka marrëveshje dhe do të shihet në ditët e ardhshme se çka do të ndodhë.

“Krejt çka mund të them është se nuk pati marrëveshje, dhe do të shohim në ditët e ardhshme se si do të veprojmë”, tha ai.